Gjykata merr vendime për persona të përfshirë në ngjarjen me një të vrarë dhe disa të plagosur

7 Tetor, 2018 - 5:35 pm

30 ditë kohë i është lënë prokurorisë të paraqesë prova të reja që mund të justifikojnë mbajtjen në arrest të Ervis Martinajt, ndërsa Eljon Hato u la në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës.

Avokatët e dy të plagosurve në sherrin me armë mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-Bllokut u njohën me kërkesën e prokurorëve gjatë paradites në ambientet e dy spitaleve, ku të plagosurit po trajtohen.

Hato dhe Martinaj akuzohen nga prokuroria për vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Por avokati Hatos tha se klienti i tij nuk ka lidhje me konfliktin dhe ka ndërhyrë për të shuar sherrin.

Ndërsa avokati i Martinajt mohoi që mes klientit të tij dhe Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata të ketë pasur përplasje. Po ashtu avokati hedh poshtë versionin se sherri ka qenë për këngëtaren e njohur.

Prokuroria dyshon se Bilo dhe Hoti janë personat që kanë qëlluar në drejtim të grupit të Martinajt. Për ngjarjen janë shpallur në kërkim Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe komandoja Marviol Bilo, ndërsa është arrestuar edhe Geldo Hoti./KultPlus.com

Të ngjajshme