“Grammy Awards” vjen me ndryshme, në ceremoninë e vitit 2024 do të shtohen tri kategori të reja

14 Qershor, 2023 - 11:32 am

“Grammy Awards” kanë shtuar edhe tri kategori të reja për ceremoninë e vitit 2024.

Akademia e ndarjes së çmimeve të 66-ta vjetore “Grammy” do të përfshijnë kategori shtesë: Performanca më e mirë e muzikës afrikane, albumi më i mirë alternativ i xhazit dhe kënga më e mirë dance-pop. Kjo do të thotë se çmimet e vitit të ardhshëm do të jenë 102 kategori të mëdha në total.

Ceremonia e vitit 2023 kishte 91 kategori, pa përfshirë tetë kategori çmimesh speciale – Grammy Global Impact Award, Lifetime Achievement Award, Trustees Award, Technical Grammy Award, Grammy Legend Award, Grammy Hall of Fame Award, The MusiCares Person of the Year Award dhe Best Song for Social Change.

Producenti i vitit, kategoritë jo-klasike dhe kompozitori i vitit, kategoritë jo klasike do të zhvendosen gjithashtu në fushën e përgjithshme që do të thotë se të gjithë votuesit e “Grammy”-t do të lejohen të votojnë në kategoritë – të cilat më parë ishin kategori të specializuara të cilat vetëm anëtarë që punonin në ato fusha mund të votonin.

Në një deklaratë, CEO Harvey Mason Jr.,tha: “Akademia është krenare të njoftojë këto ndryshime të fundit të kategorisë në procesin tonë të çmimeve”.

“Këto ndryshime pasqyrojnë angazhimin tonë për të dëgjuar në mënyrë aktive dhe për t’iu përgjigjur reagimeve nga komuniteti ynë muzikor, për të përfaqësuar me saktësi një gamë të larmishme të zhanreve përkatëse muzikore dhe për të qëndruar në linjë me peizazhin muzikor gjithnjë në zhvillim”.

Ndryshimet u votuan dhe kaluan në mbledhjen gjashtëmujore të Bordit të Administratorëve të Akademisë së Regjistrimit. / KultPlus.com

Të ngjajshme