“Java e Modës në Miami”, në pistën e modës edhe Tika Camaj

16 Korrik, 2019 - 10:30 am

Aktualisht jemi në javët e modës të rrobave të banjos, ku po mbahen sfilata të ndryshme në qytetet amerikane.

Javë më parë u mbajt “New York Summer 2019” gjersa gjatë këtyre ditëve modelet po ecin në pistën e modës në Miami.

Shumë modele botërore kanë reklamuar të brendshme që janë trend në mbarë botën.

Në mesin tyre është edhe modelja shqiptare Tika Camaj, e cila kohët e fundit po bën namin në pasarelat botërore.

Modelja është e përzgjedhura e shtëpisë së njohur të modës Monica Hanses dhe duket se ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ajo ka defiluar me një palë rroba banje të stilit të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar dhe ato janë rikthyer pas 30 vjetëve.

Ndryshe, Camaj momentalisht është ndër modelet më të njohura shqiptare dhe më të kërkuara në SHBA. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme