3 Shtator, 2025 - 8:30 pm
Edhe pse është një nga aktoret më të njohura të Hollywood-it, Jennifer Aniston ka pranuar se nuk është aspak e tërhequr nga Met Gala, eventi më i madh i modës në New York, edhe pse ka marrë ftesa ndër vite.
Në një intervistë për revistën Glamour, aktorja 58-vjeçare u shpreh se e shmang këtë ngjarje sepse e ndien “mbingarkuese”.
“Po, kam marrë ftesa, por nuk shkoj. Më mbingarkon,” tha ajo.
Aniston pranoi se nuk i përshtatet dot procesit të gjatë të përgatitjeve që kërkon Met Gala, nga fustanet ekstravagantë deri te makeup-i dhe flokët:
“Unë jam tipi me xhinse, shapka dhe një bluzë. Elegancën e dua herë pas here, por për mua kjo është një lojë mendore: vishu, rregullohu, bëhu e bukur, e pastaj shko ulu në një sallë të madhe me kolegët e tu.”
Aktorja shtoi se ka një marrëdhënie të ndërlikuar me tapetin e kuq dhe eventet e mëdha, duke i quajtur ato “si një sport ku disa mezi presin të të rrëzojnë”.
Aniston nuk është e vetmja yll që ka refuzuar të marrë pjesë në Met Gala. Mes emrave të tjerë që nuk janë shfaqur kurrë aty përfshihen Angelina Jolie, Brad Pitt, Leonardo DiCaprio, Adele, Meryl Streep e shumë të tjerë./KultPlus.com