Kanye West kryeson listën e antisemitizmit të Qendrës Wiesenthal

29 Dhjetor, 2022 - 7:00 pm

Retorika e vazhdueshme e reperit amerikan, Kanye West, e mbushur me urrejtje për hebrenjtë, e ka vendosur atë në krye të listës vjetore globale të antisemitizmit të Qendrës “Simon Wiesenthal”.

“West, i cili e quan veten Ye, nuk është vetëm në vendin e parë për përhapjen e deklaratave antisemite dhe teorive konspirative, por për përdorimin e platformës së tij të madhe të medias sociale për të nxitur urrejtjen, fanatizmin dhe injorancën”, deklaroi sot grupi i të drejtave të hebrenjve.

“West kontribuoi në urrejtjen ndaj hebrenjve duke u bërë pjesë e diskursit të zakonshëm në media sociale, tha Qendra “Simon Wiesenthal”.

Gjithashtu, në listën e incidenteve kryesore antisemitike në vitin 2022 janë renditur, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, të cilin Izraeli e akuzon për paragjykim të padrejtë; Autoriteti Palestinez dhe presidenti Mahmud Abbas; sulmet ndaj hebrenjve në SHBA, Britanine e Madhe, Gjermani; dhe platforma e mesazheve Telegram e cilësuar një “pusull” e urrejtjes./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme