Kosovari i cili përmes vallëzimit ndihmoi fëmijët në Afrikë

27 Gusht, 2018 - 12:30 pm

Berat Haskaj kosovari i cili njihet me emrin “Benito” përmes vallëzimit modern së bashku me grupin e tij në një festival humanitar ka ndihmuar fëmijët në Kenia të Arfikës.

“Battle for Kenya” festival me karakter humanitar që ka për qëllim të ju dal në ndihmë fëmijëve të Afrikës, është mbajtur në qytetin e Aarburgut në Zvicër. Në këtë festival morën pjesë përfaqësues nga të gjithë vendet e Evropës, ku në mesin e tyre ishte edhe Kosova e cila u përfaqësua nga “Benito” së bashku me grupin e tij, shkruan 21 media.

Kujtojmë se Berati është pjesë e grupit të njohur të vallëzimit “Future Steps”. Prej disa vitesh ai jeton në Zvicër. Krahas aktiviteteve atje, ai nuk lë anash as ato në Kosovë, bashkë me grupin por edhe vet. / KultPlus.com

Të ngjajshme