Kosovarja i futet fuqishëm skenës muzikore të Turqisë (VIDEO)

11 Tetor, 2017 - 9:30 am

Skenës ndërkombëtare të muzikës i është shtuar edhe një kosovare. Këngëtarja që njihet me emrin artistik Asya Gashi javë më parë ka publikuar videoklipin e ri të këngës së titulluar ‘Riya’.

Videoklipi me të cilin Gashi ka debutuar në skenën e muzikës në Turqi është publikuar më 15 shtator dhe i tëri është realizuar me produksion turk.

“Jam shumë e lumtur që e shoh këngën time në një prej kanaleve më të famshme të muzikës në Turqi – Kralpop… Besoj që shumë shpejt Riya do të jetë ndër 20 këngët më të dëgjuara”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi kishte studiuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, para se të bartej në Stamboll, ku do ta vazhdojë karrierën e saj në muzikë. / KultPlus.com


https://www.youtube.com/watch?v=m1BT4UvtgCk

Të ngjajshme