Krenare Rugova, pjesë e bisedës inspiruese në Shtëpinë e Evropës

5 Nëntor, 2019 - 9:36 pm

Këtë të enjte, duke filluar prej orës 18:00 në Europe House do të mbahet një bisedë inspiruese me Krenare Rugovën.

Krenare Rugova është themeluese dhe kreatore në brendin me emrin e saj, brend i cili fokusohet të krijojë duke i kushtuar kujdes mjedisit, duke mbetur megjithatë gjithmonë përmbledhje e veshjeve bashkëkohore dhe të guximshme.

Gjatë periudhës pesëmbëdhjetë vjeçare, Krenare Rugova ka krijuar një stil të dalluar, të karakterizuar nga aplikimi i teknikave unike të prerjes, shpesh të frymëzuara nga një shkrirje formash natyrale dhe arkitekturore që sjellin shije të reja.

Ngjarja mbahet në Europe House – Shtëpia e Evropës ndërsa është vazhdimësi e bisedave tjera inspiruese të cilat kanë ndodhur gjatë vitit me personazhe të ndryshme të artit, kulturës, ndërmarrësisë e fushave tjera. / KultPlus.com

Të ngjajshme