Kush është reperi shqiptar që për pak prishi finalen e Eurovisionit

14 Maj, 2018 - 9:30 am

Një incident i pashënuar më parë ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë finales së Eurovizion. Kur Surie, këngëtarja që përfaqësonte Britaninë e Madhe ishte duke performuar këngën e saj, një fans hipi në skenë dhe i mori mikrofonin nga dora.

Ai mori mikrofonin në dorë dhe bërtiti: “Për nazistët e medias britanike, kërkojmë liri!”

Ai u shoqërua menjëherë nga rojet e sigurimit. Ndërkohë që në bluzën e tij shkruhej “Punët e mafias shtetërore britanike: Media britanike”, ndërsa poshtë “Porositeni në Amazon”, shkruan mapo.

Me sa duket fansi është në reper që aspiron shumë dhe çuditërisht me origjinë shqiptare.

Ai quhet Kostandin dhe njihet me emrin e artit si Dr. A.C.

https://www.youtube.com/watch?v=W6VWizP9YUQ

Kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret një event live e për këtë është shndërruar në një ikonë televizive në mendjen e britanikëve./ KultPlus.com

Të ngjajshme