Ky është veprimi i Vera Orës që e bën krenare Ritën

24 Gusht, 2018 - 10:13 pm

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, përveçse këngëtare, është e njohur edhe si bamirëse e madhe.

Tash e sa kohë ajo është shpallur ambasadore e vullnetit të mirë nga organizata më e madhe në botë, UNICEF.

Rita ka kontribuuar shumë edhe për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, duke mbështetur kauzën “Bëhu zëri im”, e cila është e udhëhequr nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.

Por edhe nëna e këngëtares, psikiatria Vera Sahatçiu, ju ka ardhur në ndihmë këtyre grave dhe po punon në të mirë të tyre.

Për këtë gjë Rita është shprehur shumë krenare me të ëmën. Ajo ka shpërndarë një fotografi të Nënës së saj gjatë takimit me drejtueset e fushatës “Bëhu zëri im”.

“Shumë krenare me ty Vera Ora që po përdorë mençurinë dhe edukimin tënd për t’iu ndihmuar grave që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë dhe që kanë qenë me më pak fat dhe nuk e kanë pasur një kujdes të tillë. E mrekullueshme t’i shohësh të gjitha këto gra të mahnitshme duke punuar në këtë iniciativë. Inspirim si gjithmonë.”, ka shkruar Rita për të ëmën.


Por, kujtojmë që ishte Vera e parë që sot i dedikoi një shkrim Ritës, duke shprehur krenarinë e saj për iniciativën e të bijës.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo shkruan se ndjehet krenare dhe e nderuar për përfshirjen e të bijës në këtë fushatë.

“‘Behu zëri im’ – kampanja përmes të cilës synon përkrahjen për mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. E nderuar që vazhdoj të punojë për kontributin dhe përfshirjen e Rita Orës në këtë fushatë shumë të rëndësishme që mbështet gratë e cenueshme dhe trajtimin e stigmës. Gëzohem të ndajë njohuritë dhe përvojën time për shëndetin mendor gjatë punës me gratë e rrezikuara në Britani të Madhe. Kjo është një shkak shumë i rëndësishëm dhe i ndjeshëm! 1.Chablise Stoner, Këshilltare për Politikë, Udhëheqëse e Ekipit të Pajtimit dhe Integrimit nga Ambasada Britanike në Prishtinë / Udhëheqëse e programeve për Pajtim dhe Riintegrim. 2.Feride Rushiti, drejtore e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës / Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) 3.Sebahate Pacolli Krasniqi Udhëheqëse e njësisë së rehabilitimit në QKRMT 4.Erëmirë Berisha, Asistente për Dorëzimin e Politikave, Ambasada Britanike në Prishtinë”, ka shkruar Vera Sahatçiu në Instagram. /KultPlus.com

‘Be my voice’- campaign helping survivors of sexual violence in Kosovo lead by Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRCT) ‘Behu zëri im’ – kampanja përmes së cilës synohet përkrahja për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Honoured to continue working on Rita Ora’s contribution and involvement in this very important campaign supporting vulnerable women and tackling stigma. Happy to share my mental health knowledge and experience while working with vulnerable women in the UK. This is such an important and sensitive cause! 1.Chablise Stoner,  Policy Adviser  Head of Reconciliation and Integration Team from British Embassy Pristina / Udheheqese e programeve per Pajtim dhe Riintegrim. 2.Feride Rushiti, director of Kosovo Center for Rehabilitation of Torture Victims /Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) 3.Sebahate Pacolli Krasniqi Head of the rehabilitation unit at KRCT 4.Erëmirë Berisha, Policy Delivery Assistant , British Embassy Pristina #ritaora #woman #mother #family #stigma #emotional #emotionalpain #vunerablemoments #mentalhealth #help #support #prishtina #kosovo

A post shared by Vera Ora (@veraora) on

Të ngjajshme