Lady Gaga bën të ditur titullin dhe datën e lansimit të albumit të ri

3 Mars, 2020 - 2:12 pm

Pop ylli botëror, Lady Gaga i ka njoftuar fansat se albumi i saj i shumëpritur dhe i gjashti me radhë, do të titullohet “Chromatica” si dhe publikohet më 10 prill të këtij viti.

Këngëtarja e zbuloi këtë lajm në emisionin “New Music Daily” me Zane Lowe, ku ndër të tjera shpjegoi se realizimi i këtij albumi, ishte një proces shërimi për të.

“Tingujt muzikorë më kanë shëruar në këtë jetë. Dhe e njëjta gjë ndodhi edhe gjatë realizimit të këtij incizimi. “Chromatica” flet për vetëshërimin dhe guximin gjithashtu. Kur flasim për dashurinë, mendoj se është shumë e rëndësishme ta përmendim faktin se ta duash dikë, nevojitet shumë guxim,” citohet të ketë thënë Gaga.

Intervista në fjalë vjen pas komenteve të fundit të këngëtares, e cila kishte treguar se realizimi i albumit të radhës që vjen pas atij të vitit 2016, “Joanne”, e ka ndihmuar atë ta menaxhojë depresionin, transmeton Koha.net.

Lady Gaga tashmë e ka lansuar videoprojektin e parë që është pjesë e albumit të ardhshëm, “Chromatica”. Kënga titullohet “Stupid Love” dhe brenda vetëm katër ditëve të lansimit në YouTube, ka arritur ti marrë më shumë se 22 milionë klikime. /KultPlus.com

Të ngjajshme