Largohen reklamat për pafajësinë e Michael Jacksonit

14 Mars, 2019 - 1:30 pm

Këngëtari i famshëm i muzikës pop, Michael Jackson, është krye-temë e mediave ndërkombëtare kohëve të fundit.

Akuzat lidhur me abuzimet seksuale duket se po nxjerrin në pah histori të shumë viteve më parë, të cilat kanë lënë gojëhapur opinionin.

Michael Jackson (Foto: Vinnie Zuffante/Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, edhe “Transport for London” ka tërhequr reklamat nga autobusët, në të cilat deri më tani mbrohej pafajësia e mbretit të popit.

Këto reklama shfaqnin sloganin: “Faktet nuk gënjejnë. Njerëzit po”.

“Ne rishikuam qëndrimin tonë dhe do i heqim reklamat”, kanë thënë në një deklaratë për BBC Radio 1 Newsbeat, “Trnsport for London”.

Ndërkohë, Survivors Trust ishin ata që bënë thirrje për bojkotimin e këtyre reklamave, pasi sipas tyre ato dekurajonin viktimat e dhunës seksuale që të denonconin rastet. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme