Lipa reagon pas performancës në ‘Grammy’: Mbi 7 milionë klikime dhe e para në YouTube ende pa u bërë 24 orë

16 Mars, 2021 - 6:16 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa të hënën mbrëma është nderuar me çmimin “Grammy” në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”, shkruan KultPlus.

Krahas çmimit të fituar Lipa në ‘Grammy’ shkëlqeu edhe me performancën e saj. E për këtë në një postim në Instagram ajo ka falënderuar të gjithë ata që e mundësuan një performancë të tillë.

“Mbi shtatë milionë shikime në më pak se 24 orë për performancën tonë në Grammy dhe është bërë e para, ‘trending’ në YouTube. Dua të bëjë një falënderim të madh për ekipin tim të mahnitshëm që më ndihmuan ta realizojë këtë. Faleminderit Charm La’Donna dhe dhe Alex Clark, pa ju të dy nuk do të isha performuesja që jam sot. Faleminderit për çdo ditë që mund ta bëjë atë që dua. Nëse akoma nuk e keni parë – çfarë jeni duke pritur?”, ka shkruar mes tjerash Lipa./ KultPlus.com

Të ngjajshme