Lorde e ka konfirmuar lajmin se po punon rreth albumit të radhës

20 Maj, 2020 - 3:58 pm

Këngëtarja 23-vjeçare e cila u bë e famshme shumë shpejtë, Lorde, emri i vërtetë i së cilës është Ella Marija Lani Yelich-O’Connor, në tetor të vitit të kaluar e kishte shtyrë lansimin e albumit të saj të tretë muzikor, pas vdekjes së qenit të saj të dashur, Pearl.

Por gjatë kësaj jave, këngëtarja e zbuloi lajmin se shumë shpejt do të lansojë muzikë të re, transmeton Koha.

Në një letër drejtuar fansave të saj besnik, Lorde ka shpjeguar: “Kam filluar të shkoj në studion incizuese në dhjetor të vitit të kaluar, vetëm sa për ta kaluar kohën e lirë dhe për ta mbajtur veten të angazhuar me aktivitete, por befasisht, kam arritur të realizojë këngë vërtetë të mira. Këngë të lumtura dhe lozonjare. Dhe me kalimin e kohës e kam vënë re që kreativiteti im muzikor vetëm sa po rritej.”

Pavarësisht pandemisë aktuale të koronavisurit, ylli i hitit “Royals” ka vazhduar të punojë intensivisht me Jack Antonoffin, në albumin e ardhshëm i cili vjen pas atij të vitit 2017, “Melodrama”.

Sidoqoftë, Lorde i ka paralajmëruar adhuruesit se këngët e reja do të marrin pak kohë për t’u finalizuar, dhe për të qenë të gatshme për t’i ndarë më botën, kjo ngase dëshiron ta krijojë një album i cili do t’i bëjë ballë kohës.

Ndër të tjera, këngëtarja e cila i ngacmoi fansat duke thënë se këngët e reja janë tejet të mira, tregoi se është shumë e emocionuar që do të kthehet në rrugë, pasi kishte pasur nevojë të largohet nga turnetë për një kohë. / KultPlus.com

Të ngjajshme