Madonna pritet që të performojë në Eurovizion 2019

16 Janar, 2019 - 11:00 am

Tema e këtij viti në Eurovizion ka të bëjë me të pasurit guxim për të ëndërruar dhe pikërisht transmetuesi i sivjetshëm KAN po synon sa më lartë që po mundet. Pasi që Justin Timberlake performoi në skenën e Eurovizionit në vitin 2016, ata shpresojnë që një yll tjetër global do paraqitet këtë vit.

Sipas raporteve më të fundit në mediat izraelite, Madona është këngëtarja e cila është ne negociata me KAN për disa muaj. Ndonëse Madonna pranoi të performonte në Eurovizion i cili këtë vit do të mbahet në Tel Aviv, kushtet financiare po pengojnë që një kontratë të nënshkruhet. Mirëpo siç është bërë e ditur KAN dëshiron të ketë një yll ndërkombëtar në skenën e Eurovizionit gjatë finales së madhe. Disa nga emrat tjerë që u përmendën në raporte përfshijnë Coldplay dhe Elton John.

Por Ynet raporton se KAN ka mbajtur bisedime me ikonën e muzikës, Madonnën në mënyrë që performanca e saj të jetë kryesorja në Eurovizion 2019./ KutlPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=qqIIW7nxBgc

Të ngjajshme