Medina Hajra përfaqëson Kosovën në Miss Multiverse, hyn në top dhjetëshen

5 Nëntor, 2018 - 1:30 pm

Medina Hajra, modelja me origjinë nga Kosova e cila jeton në Suedi, është duke e përfaqësuar Kosovën në garën Miss Multiverse, e cila po mbahet në Punta Cana, Republikën Dominikane.

Bukuroshja 18 vjeçare ka arritur që të hyjë në top dhjetëshen në Miss Multiverse dhe më 9 nëntor do të mbahet finalja e kësaj gare, shkruan Koha.net. Hajra në këtë finale do të garojë kundër Islandës, Letonisë, Trinidadit dhe Tobagos, Kanadasë, Australisë, Kinës, Brazilit, Anglisë dhe Sllovakisë.

“Jam në top dhjetëshen e Miss Multiverse! Ndihem shumë krenare, këtë po e bëj për ty Kosovë”, ka shkruar Hajra në Facebook./ KultPlus.com

Të ngjajshme