Michael Buble nderohet me yll në “rrugën e famës”

17 Nëntor, 2018 - 3:28 pm

Këngëtari 43-vjeçar është nderuar me një yll në ‘rrugën e famës’ të premten në Hollywood, të njëjtën ditë kur doli albumi i tij i ri me titull ‘Love’.

Michael ishte i shoqëruar nga gruaja e tij Luisana Lopilato dhe pindërit e tij, si dhe David Foster, Priscilla Presley dhe më shumë.

“Sa më gjatë të jetoj aq më shumë e kuptoj që dashuria nuk është e lirë”, tha Michael gjatë fjalimit të tij.

“Dashuria ka një kosto të madhe. Kur u zgjova sot në mëngjes mendova për këtë, sepse njerëzit që më kanë dashur dhe më kanë përkrahur në kohët e mija të vështira dhe të mira, do të rrezikoja këtë dashuri për të gjithë ju. Kështu që ju falënderoj shumë për nderin e madh që më është bërë sot”.

Ai gjithashtu falënderoi djalin e tij pesëvjeçar Noah, djalin dyvjeçar Elias dhe vajzën trevjeçare Vida.

“Fëmijët e mi më kanë dhënë një qëllim për jetë dhe m’i kanë bërë ditët edhe më të ëmbla”.

“Gruaja ime, nuk ka asgjë që mund të them me të vërtetë nuk mund të shprehem se si ndihem për të dhe për atë që kemi kaluar”, shtoi ai. “Ajo është heroi im dhe shkëmbi im”, transmeton Klan Kosova./ KultPlus.com

Të ngjajshme