Missy Elliott me yll në shtegun e të famshmëve

13 Janar, 2019 - 5:30 pm

Është zyrtare, Missy Elliott do të përfshihet në shtegun e të famshmëve.

Pasi u nominua në nëntor, reperja do të bëhet artistja e parë e hip hopit që do të ketë yllin e saj në shtegun më të famshëm.

Pesë muzikantët tjerë që do të përfshihen janë Dallas Austin, Yousuf Islam, John Prine, Tom T. Hall dhe Jack Tempchi.

Ikona globale e repit karriera e të cilës zgjerohet në dy dekada, ka firmën e saj në idsa hite si “Thej Rain”, “Work it” dhe “Get Ur Freak On”.View image on Twitter

View image on Twitter

Ajo dallohet për punën me megayjet si Whitney Houston, Beyonce dhe Janet Jackson.

Elliot është reperja e tretë që hyn në shtegun e të famshmëve për kompozitorë pas Jermaine Dupri dhe Jay Z.

“Dua të përgëzoj të gjithë kompozitorët që kanë hyrë në shtegun e të famshmëve për vitin 2019. Jam shumë falënderuese për këtë”, deklaroi Missy.V

Menjëherë edhe erdhën urimet nga yje si John Legend.

“Përgëzime. Shumë e merituar”, u shpreh Legend.

Ceremonia zyrtare e zbulimit të yjeve do të ndodhë më 13 qershor. /KultPlus.com

Të ngjajshme