Muzeu presidencial Abraham Lincoln nxjerr në shitje fustanin e Marylin Monroes

15 Maj, 2018 - 12:30 pm

Muzeu presidencial dhe biblioteka Abraham Lincoln ka nxjerr në ankand të shitjes një fustan të zi të Marylin Monroes.

Aktorja e ndjerë ende konsiderohet ikonë hollivudiane dhe mbetet temë e mediave rozë ndërkombëtare.

Muzeu dëshiron të mbledh fonde për shlyerjen e borxheve pas blerjes së disa artikujve që i përkasin ish-presidentit amerikan.

Në ankandin që do të mbahet në Las Vegas më 23 qershor, do të ofrohen nëntë objekte, duke përfshirë një fotografi të vitit 1950 të aktores, sipas The Chicago Tribune, përcjell telegrafi. Artikujt e ofruar mund të arrijnë një vlerë prej më shumë se 60 mijë dollarësh, njoftoi shtëpia e ankandit “Julien”.

Fondacioni Abraham Lincoln huazoi rreth 10 milionë dollarë në vitin 2017 për të blerë gjësende e të parit të shteti, të tilla si një cilindër, doreza dhe një libër të vitit 1824./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme