Paris Hilton me koleksionin e ri të xhinseve dhe këpucëve (FOTO)

23 Shtator, 2017 - 11:43 am

Modele, aktore, këngëtare, DJ e një femër e biznesit, Paris Hilton, nuk ndalet asnjëherë,
shkruan KultPlus.

Edhe pse një nga femrat më të pasura në botë, e gjithë kjo pasi që është trashëgimtarja e vetme e të gjitha resorteve dhe hoteleve “Hilton”, ajo nuk ndalet, vazhdon të punojë shumë dhe gjithmonë duke sjellë gjëra të reja .

Në fakt, ajo ka një numër të madh linjash të veshjeve dhe mbathjeve të brendshmeve.

Së fundi, 36-vjeçarja ka nxjerrë koleksionin më të ri të xhinseve dhe këpucëve, të cilat i ka reklamuar vet biondina.

“I dashuroj linjat e mia të reja ParisHiltonJeans dhe ParisHiltonFootwear”, ka shkruar në llogarinë personale të Instagramit, Hilton. /KultPlus.com


Të fundit

Të ngjajshme