Performanca e veçantë e Dua Lipës mbrëmë në ‘Brit Awards’ (VIDEO)

12 Maj, 2021 - 2:15 pm


Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa mbrëmë ka fituar dy çmime në ‘Brits Awards 2021’, ajo ka fituar çmimin për “Albumin më të mirë” dhe “Best Solo Artist”, shkruan KultPlus.

Ajo gjithashtu ka mbajtur një fjalim tepër të fuqishëm para audiencës së njërit prej festivaleve ku vlerësohen artistët britanikë.

“Mendoj se ajo që ne duhet të bëjmë sonte është një duartrokitje e madhe dhe të dërgojmë një mesazh Borisit (kryeministër britanik” që të mbështes dhe të këtë një rritje page për punëtoret e vijës së parë shëndetësore në Britani”, ka thënë Dua.

Por, çka tërhoqi vëmendjen ishte edhe performanca e veçantë live e cila nis në “një stacion treni” dhe përfundon në skenë.

Tejet energjike dhe me një dukje unike, Dua edhe kësaj radhe mahniti publikun

Për më tepër, shikoni videon. / KultPlus.com

Të ngjajshme