Politico: Era Istrefi me fotografinë me shqiponjë kërkoi njohjen e Kosovës në gjithë botën

4 Dhjetor, 2018 - 2:11 pm

Prestigjiozja “Politico” që bën listën e 28 personave që pritet të kenë ndikim në botë në vitin vijues, këtë herë ka përfshirë Era Istrefin si ambasadore të Kosovës.

Ndër të tjera që ka shkruar kjo gazetë për këngëtaren kosovare, e kanë vlerësuar edhe si një përfaqësuese e gjeneratës së re të kulturës dhe sportit që po promovojnë shtetin.

“Dhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, Istrefi është pjesë e gjeneratës së re të artistëve dhe yjeve të sportit që po promovojnë vendin – dhe Ballkanin – si imazh alternativ në krahasim me atë të dominuar nga varfëria, krimi dhe politikanët e korruptuar që grinden për të ardhmen”, shton “Politico”.

“Edhe pse nuk këndon për politikë, beteja për të ardhmen e Kosovës ia kërcënoi momentin në Botëror. Rusia, që nuk njeh territorin, refuzoi ta linte të hynte me pasaportë kosovare. Fatmirësisht, Shqipëria i dha nënshtetësinë, duke ia mundësuar asaj performancës në ceremoninë e ndjekur nga miliona njerëz”, shkruan “Politico”.

“Veç fakti që isha aty, ishte deklaratë e mjaftueshme politike”, ka thënë ajo.

“Politico” ka shkruar po ashtu se Era me shqiponjë përmes Instagramit ka kërkuar njohje për Kosovën në gjithë botën./ KultPlus.com

Të ngjajshme