займ на карту онлайн потребительский кредит

PriBeats në lokacion të ri për episodën IV me Subb-an

Nëntor 8, 2019 - 3:22 pm

Seria e eventeve të muzikës elektronike PriBeats, e cila u themelua në vitin 2017, është kthyer me Episodën IV.

Pasi u mbajtën 3 edicione në ambient të hapur te Amfiteatri i Gërmisë, më 15 nëntor edicioni i radhës kalon në ambient të mbyllur, në Sheshi 21.

Brenda 2 viteve PriBeats e ka zhvilluar misionin e saj për ta kultivuar trashëgiminë e kahmotshme të muzikës elektronike në Prishtinë me qasje të re dhe identitet të dalluar. Njerëzit e kryeqytetit, të uritur për muzikë elektronike, e mirëpritën këtë nismë dhe u kënaqën me teknon minimale që është karakteristike për këtë seri të eventeve. U ftuan për të performuar artistë të mëdhenj të skenës botërore të këti zhanri si Point G (Francë), DJ Honesty (Gjermani), Seuil (Francë), Piticu (Rumani), S.A.M (Danimarkë), Malin Génie (Holandë), Hajdar Berisha (Gjermani), Alban Hi-Dini (Angli), si dhe DJ të shquar të Kosovës si rrrron, Pumio Space, Liburn, Gemza, Altin Boshnjaku, dhe bashkëthemeluesi i PriBeats, Lekë. 

Në Episodën IV është ftuar për të performuar një prej artistëve më të dalluar të skenës, Subb-an. Me prejardhje nga Mbretëria e Bashkuar dhe i bazuar në Berlin, Subb-an ka qenë një figurë kyçe në zhvillimin e muzikës elektronike, prej lansimit të parë të tij në vitin 2004. Bashkë me Adam Shelton, Subb-an e bashkëthemeloi One Records në 2009. Ky record label shembullor i ka 45 publikime në dekadën e fundit, nëpërmjet të cilave kanë kultiuar një nënzhanër unik me artistë si Anthea, Shaun Reeves, Livio & Roby, John Dimas, iO (Mulen) dhe XDB, për t’i emëruar vetëm disa.

Subb-an njihet për aftësitë e shkëlqyera si DJ, dhe poaq mbresëlënëse i ka edhe produksionet muzikore, me një diskografi të gjërë që përfshin labels të mëdha si Crosstown Rebels, Visionquest, Cabinet Records, Fuse dhe Pleasure Zone. Pasioni i madh për ta zgjeruar koleksionin e pllakave vinyl i lindi në moshë të re, dhe klubin ikonik të Londrës, Fabric, e viziton pothuajse çdo vikend. Yjet e skenës Craig Richards dhe Ricardo Villalobos i ka cekur si njerëz që kanë ndikuar në karierën muzikore të tij.

Përveç tij janë edhe katër performues tjerë. Akti hyrës është një sinergji ndërmjet Meriton nga Shtutgarti dhe Artil, themeluesit të Mind+ Records. 

Me prejardhje nga Gjakova, Artili ka qenë aktiv në skenën lokale dhe rajonale të muzikës elektronike për gati dy dekada, duke nisur fillimisht me DJ performanca në qytetin e tij në fillim të epokës së pasluftës në 2002. Prej atëherë, muzikanti pasionant vazhdimisht ka punuar në studio dhe me gramafonat e tij. Gjithmonë i etur për më shumë, Artili e themeloi labelin e tij Mind+ Record në 2014, e prej atëherë ky label i ka 39 publikime – një arritje mbresëlënëse për një periudhë relativisht të shkurtë kohore. Pasi e themeloi Mind+, muzika unike e Artilit filloi të kërkohet nga labels tjerë, dhe kështu ai i publikoi produksionet e tij në Patent Skillz, 99% Robot, Night & Day Ibiza Music, Little Italy Music, Haliaeetus Music dhe Aula Records.

Meriton është një DJ me plot kuptimin e fjalës. Ai është një mjeshtër i miksimit të pllakave vinyl. Performancat e tij e bëjnë të duket sikur ajo punë kryhet lehtë, dhe përzgjedhjen e shijën muzikore e ka magjepsëse. 

Akti që do ta mbyll natën është bashkimi i forcave të Pumio Space – producentit dhe DJ-it të njohur, produksionet e së cilit janë përdorur në performanca nga gjiganti i skenës Richie Hawtin (Plastikman) – dhe bashkëthemeluesit të PriBeats, Lekë, DJ me tetë vjet përvojë në skenën vendore e rajonale, i cili ka performuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kroaci. 

Biletat per këtë event kushtojnë 5 euro dhe mund të blehen te dera apo online në www.rave-travel.com

Për më shumë info vizitoni faqen e PriBeats në Facebook (www.facebook.com/PriBeats) apo Instagram (www.instagram.com/pribeats). 

Të ngjajshme