займ на карту онлайн потребительский кредит

Publikohet pak nga kënga e re e Era Istrefit, një pjesë e tekstit është në shqip (VIDEO)

4 Tetor, 2018 - 7:09 pm

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, i bëri krenarë shqiptarët këtë vit me paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror 2018, ku këndoi himnin “Live it up” së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

“Prisoner” dhe “Oh God” janë këngët që pasuan më pas, dhe që u pritën mirë nga fansat e këngëtares.

Era së shpejti pritet të publikoj edhe një këngë të re, e cila titullohet “Where’s your love boy”, dhe vjen në bashkëpunim me Hitimpulse, të
cilët po ashtu janë pjesë e kompanisë së famshme “Sony Ultra Music”.

Një pjesë e kësaj kënge është publikuar në YouTube në kanalin “Star Channel”, gjersa e plotë pritet të publikohet për disa javë.

E veçanta e kësaj kënge, është se në një pjesë të kësaj kënge, Istrefi do të këndojë edhe në shqip.

“Për çdo ish ka një kiss”, janë disa nga vargjet që ajo do të këndojë në këngë, vargje të cilat rrodhën ilegalisht mbrëmë (e mërkurë) në faqen e Genius.

Mirëpo me ndërhyrjen e menaxhmentit, teksti është hequr nga kjo faqe, ndërsa i disponueshëm për fansat është vetëm refreni i këngës në anglisht, i publikuar në SongeTexte.

E plotë, kënga “Where’s your love boy” pritet të publikohet së shpejti./KultPlus.com

Të ngjajshme