займ на карту онлайн потребительский кредит

Reagon Sellma Kasumoviq, thotë se nuk e njeh vajzën e Arkanit

Mars 14, 2019 - 6:36 pm

Loading...

Grimerja Sellma Kasumoviq  sot është bërë cak i shumë reagimeve pasi që nga profili i saj zyrtar në ‘Instagram’ kanë shkuar lavde tek bija e kriminelit Arkani, shkruan KultPlus.

Lidhur me këtë koment, e reagimet e shumta, ka reaguar edhe vetë grimerja Sellma Kasumoviq duke thënë  se komenti nuk i përket asaj por njërit nga adminet që e administrojnë faqen e saj.  

Tutje ajo a ka thënë se ka mijëra ndjekës në Instagram, dhe jo të gjithë i njeh ndërsa ka dhënë një mesazh edhe për ata që kanë komentuar etninë e saj shqiptaro- boshnjake.

“Faqja menaxhohet nga disa admin dhe une nga ju sot e kuptova se kush ishte vajza qe e paskemi komentuar”, ka shkruar ajo mes tjerash në reagimin e saj.

Krejt në fund, Sellma nuk i është shmangur as qëndrimit të saj sa i përket taksës.

“Mbasi m’futet ne politike, t’a jap edhe une mendimin tim: Jam pro takses 100% per produktet e Serbise dhe B&H”, ka shkruar ndër të tjera Sellma Kasumoviq./ KultPlus.com

Të fundit

Loading...
Loading...

Të ngjajshme