Rihanna kthehet në studio, së shpejti me albumin e ri reggae

21 Maj, 2019 - 12:30 pm

Rihanna konfirmoi gjatë një interviste se së shpejti do të nxjerr në shitje albumin e saj të ri reggae.

Këtë informacion për disa vjet janë duke e pritur mijëra fansa të saj, pasi që këngëtarja së fundi është përqendruar në markën e veshjeve të personalizuar, Fenty Beauty.

Ky do të jetë albumi i saj i nëntë, i cili me gjasë do të quhet R9 dhe pritet që në fund të vitit ose në fillim të 2020 të jetë në duart e adhuruesve të këngëtares nga Barbadosi.

“Shumë më kanë pyetur se kur po vjen R9 dhe kam vendosur që ndoshta kështu do ta emërojë albumin. Si do ta pranoja një emër tjetër, kur këtë e kam futur në kokë”, tha ajo për revistën “Times “.

Këngëtarja nuk ka thënë shumë detaje për albumin, por kur u pyet për mysafirët e mundshëm, ajo sugjeroi se ajo nuk kishte asgjë kundër bashkëpunimit me Lady Gaga.

Ajo gjithashtu tha se nuk do të regjistrojë asgjë me Drake dhe përveç albumit të ri, Rihanna ka njoftuar se do të nxjerrë në shitje një album me disa prej hiteve ndër vite.

Ndryshe, albumi i fundit me emrin “Anti” Riri e kishte nxjerrë në shitje në vitin 2016 dhe deri më tani ka tetë albume prapa saj. /Telegrafi/

Të ngjajshme