Rihanna nuk u pagua për performancën në “Super Bowl”

14 Shkurt, 2023 - 9:30 pm

Rihanna raportohet se nuk është paguar për performancën e saj të dielën në “SuperBowl”.

Ndonëse emra të mëdhenj të muzikës, duke nisur nga Bruce Springsteen e deri te Beyonce kanë performuar në të kaluarën në këtë ngjarje të madhe sportive, asnjë prej tyre nuk është paguar.

“Ne nuk i paguajmë artistët. Në i mbulojmë shpenzimet dhe koston e prodhimit”, ka thënë një zëdhënës i Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL) për Forbesin në vitin 2016.

Brian McCarthy, nënkryetari i komunikimit i NFL-së, konfirmoi për Nesweek se liga mbulon “të gjitha kostot që lidhen me shfaqjen” – dhe ndërsa artistët nuk marrin një tarifë paraqitjeje, ata paguhen në shkallë sindikale, e cila është një pagë minimale e garantuar me kontratë sindikale.

Super Bowl e vitit të kaluar u shikua nga 112.3 milionë shikues, sipas Nielsen dhe sipas të dhënave të transmetimit nga NBC-ja, dhe ndeshja e këtij viti mendohet se ka tërhequr vlerësime edhe më të larta, raportoi Los Angeles Times.

Artistët shpesh shohin një rritje në shitje menjëherë pas shfaqjes, si dhe mundësinë për të rritur ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Në një moment që është bërë viral në rrjetet sociale, Rihanna ka shfrytëzuar paraqitjen e saj në “Super Bowl” për të reklamuar markën e saj “Fenty Beauty”. Derisa po këndonte, ajo është grimuar për pak sekonda me produktin e kësaj marke.

Këtë vit shfaqja ishte edhe më interesante, pasi qysh në fillim të përformacës, këngëtarja me prejardhje nga Barbadosi e bëri të ditur se është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin, A$AP Rocky, duke u bërë kështu artistja e parë ndonjëherë që performon si një shtatzënë./ KultPlus.com

Të ngjajshme