Rikthehet Linda Halimi në Kosovë pas shtatë vitesh

30 Korrik, 2020 - 12:27 pm

Jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka plot shtatë vite që nuk ka qenë në Kosovë. Mallin për vendin e saj, ajo shpesh e ka shprehur përmes postimeve të ndrysmë në rrjetet sociale.

Por, Halimi tashmë është rikthyer në vendlindje pas plotë shtatë vitesh.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ajo tregon momentin kur ateron në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Nuk dihet nëse ky rikthim lidhet edhe më ndonjë projekt muzikorë apo thjesht ka ardhur për t’i kaluar pushimet me familjarët. / KultPlus.com

Të ngjajshme