Rikthimi i madh i Dukagjin Lipës me grupin ODA, Dua emocionohet nga performanca e babait (VIDEO)

10 Gusht, 2018 - 11:54 pm

Dukagjin Lipa është rikthyer në skenë me grupin ku edhe ishte i njohur si frontmen, grupin “Oda”.

Oda Ishte paralajmëruar se do të ribashkohej për festivalin ‘Sunny Hill’ që po organizohet nga Republika Communications.

Momenti i rikthimit në skenë i Dukagjin Lipës u prit shumë mirë nga publiku, ku Oda këndoi hitet e vjetra.

Pos publikut, tejet e emocionuar u shfaq edhe Dua Lipa, e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar pamje nga performanca e babait të saj.

Shumë shpejt edhe Dua Lipa pritet që të pushtojë skenën e madhe të Sunny Hill Festival. /KultPlus.com

Të ngjajshme