Rita Ora bëhet Ambasadore për mbrojtjen e elefantëve në Afrikë

30 Nëntor, 2017 - 10:11 pm

Pas një udhëtimi disa ditor në Afrikë, Rita Ora sot ka lajmëruar se ka pranuar të jetë një Ambasadore për organizatën ‘Space for Giants’.

Organizata bamirëse merret me ruajtjen e elefantëve në këtë zonë të Afrikës.

“Pata një udhëtim që ma ndryshoi jetën. I pashë kafshët e egra dhe kafshët tjera dhe kushtet në të cilat jetonin, dhe mendova se do të jetë e rëndësishme të flasim për një çështje të tillë” tregon Rita Ora.

Ajo ka vizituar Keninë ndërsa në këtë projekt do të bashkohen edhe Uganda, Gaboni dhe Bostëana. Rita ka treguar për mediet e huaja se do të ndihmojë në këtë organizatë në çdo mënyrë të mundshme, shkruan KultPlus.

Rita do të udhëtojë edhe në të ardhmen në Afrikë.

Rita Ora vazhdimisht ka postuar fotografi nga udhëtimi i saj në këtë pjesë të botës, madje për ditëlindjen e saj të 27-të. / KultPlus.com

Të ngjajshme