Rita Ora e mrekullueshme në performancën e saj në ‘Boy Band’ (VIDEO)

25 Gusht, 2017 - 1:59 pm

Rita Ora feston finalen në ‘Boy Band’ duke performuar live këngën e saj të re ‘Your song’. Si gjithmonë edhe kësaj radhe Ora ishte e mrekullueshme në performancë dhe në dukje, shkruan KultPlus.

“Sonte në @abcnetwork @boybandabc ishte kënaqësi dhe nder të jem pjesë e sezonit të parë !! aleminderit për të gjithë që ishin të përfshirë! #yoursong”, ka shkruar Ora në Instagram.

“Boy Band” është një seri e re ku këngëtarët e talentuar luftojnë për t’u bërë pjesë e së ardhshmes në muzikë. Shikuesit mund të votojnë nga shtëpia për të preferuarin e tyre dhe e formojnë pesëshen me anë të votave. Grupet në muzikën amerikane janë gjithmonë në rritje dhe ‘Boy Band’ është në kërkim të talentëve të rinj. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=V4hUCUuAYyw

Të ngjajshme