Rita Ora gjithnjë rrezatuese në Brit Awards, këtu mund të shihni dukjen e saj nëpër vite (FOTO)

22 Shkurt, 2018 - 2:26 pm

Rita Ora, ylli me prejardhje shqiptare mbrëmë është përfolur mjaft shumë për dukjen e saj glamuroze në tapetin e kuq të ngjarjes së njohur Brit Awards 2018, shkruan KultPlus.

Rita Ora me plot stil e sharmë, ka ecur për shumë vite në tapetin e kuq të kësaj ceremonie të madhe që mbahet në kryeqytetin e Anglisë, në Londër. Jo më pak e komentuar ka qenë edhe vitin e kaluar me veshjen e saj ekstravagante.

KultPlus ju sjellë disa nga fotografitë e këngëtares Rita Ora, në tapetin e kuq të vitit 2017, ku ajo shihet e veshur me ngjyra vjeshtore.

Kryetitull i gazetës “The Sun”, Rita Ora ishte edhe në vitin 2015, me një veshje me gur vezullues, ndërsa flokët e saj të bardha ishin të shkurtra në atë kohë.

Jo më pak e veçantë, duket Rita Ora në vitin 2014, atëherë kur u paraqit me një fustan ngjyrë të verdhë me gur të gjelbër e vezullues anash tij. Përveç dukjes së mahnitshme, e grimit që fokusohej tek sytë e saj, Rita Ora këtë vit u komentua mjaft shumë edhe për faktin që në tepihun e kuq parakaloi me ish-të dashurin e saj, Calvin Harris.

Ndryshe nga herët tjera të paraqitjes së Rita Orës në tapetin e kuq të British Awards, ajo në vitin 2013 duket me një grim që fokusohet tek buzët e saj të kuqe, ndërsa veshur mban një fustan të gjatë. Ndërsa veçanti e saj mbeten aksesorët e shumtë që ajo mban në duar. Po ashtu në këtë vit, këngëtarja ka qenë e nominuar në tri kategori, për “Këngën më të mirë”, ku është nominuar me dy këngë, me këngën “Hot Right Now” dhe këngën “R.I.P” dhe si “Artistja më e mirë debutuese”.

Ndërsa në vitin 2012, shohim pamjen e fillimeve të Rita Orës, me buzëkuq dhe flokët kaçurrele. Ajo në këtë video shfaqet tërësisht në fustan të bardhë dhe me aksesor vezullues./KultPlus.com

Të ngjajshme