Rita Ora: Jeta ime seksuale është inekzistente

10 Nëntor, 2018 - 5:31 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, pati rastin që këto ditë të shënojë një prej sukseseve të saj më të mëdha në karrierë.

Ajo performoi në sfilatën e “Victoria’s Secret”, e ndërsa brenda pak javësh do të publikojë të plotë albumin e saj të dytë.

Rita ka qenë shumë aktive muajve të fundit me projekte muzikore, koncerte e dalje të shumta në media.
Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për British Vogue, ku ka rrëfyer shumëçka rreth angazhimeve të saj më të fundit.
Duke qenë super aktive dhe shumë e angazhuar, ajo është ngacmuar nga gazetari me një pyetje pikante rreth jetës së saj seksuale.

“Jo, jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të fle gjumë. Ju betohem në Zot. Edhe kur dal për darkë në një takim me një djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle gjumë”, është shprehur këngëtarja shqiptare.

Tutje, ajo tha se për temën e seksit ka qenë gjithnjë e hapur dhe e lirshme në intervistat e saj.
“Por jam shumë e lumtur. Po arrij shumë me muzikën time dhe jam shumë optimiste për të ardhmen. Unë kam folur gjithmonë hapur për seksin, ju e dini. Ose kam folur edhe për gjërat seksuale që ndodhin në botë shtoi më pas ajo. Është pjesë e jetës, është pjesë e natyrës humane. Dhe do vijojë të flas gjithmonë hapur për seksin”, përfundoi këngëtarja shqiptare.

Përndryshe, kënga e saj e fundit e publikuar edhe me klip mbetet “Let you love me” deri më 23 nëntor, ku do të publikohen edhe këngët tjera nga albumin i saj i ri “Phoenix”. /KultPlus.com

Të ngjajshme