Rita Ora krenare që la gjurmë në historinë e Kosovës

25 Gusht, 2018 - 8:03 pm

Rita Ora ka ndarë me miqtë e saj në instagram një fotografi ku tregon që është e krenare me faktin se ajo është shqiptarja e parë që fitoi në VMA, shkruan KultPlus.

“Krenare. Kosovë përgjithmonë”, është mbishkrimi në fotografinë të cilën e ka shpërndarë Rita Ora. Aty ajo shihet duke e mbajtur në duar trofeun e fituar në këtë garë, gjersa në prapavijë është flamuri i Kosovës.

Këngëtarja Rita Ora është shpërblyer në Music Video Award me çmimin “Best Dance”, për këngën e saj “Lonely Together”.

Të nominuara në këtë garën kanë qenë edhe Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Dua ishte nominuar në 3 kategori. Kënga e saj “New Rules”ishte nominuar për këngën e vitit, “IDGAF” për koreografinë më të mirë dhe “One Kiss” për kërcimin më të mirë. Ndërsa Bebe Rexha ishte e nominuar vetëm në një kategori, atë të bashkëpunimit më të mirë me këngën “Meant to Be”, me Florida Georgia Line./ KultPlus.com

Të ngjajshme