Rita Ora me performancë të veçantë në Londër: Faleminderit shtëpia ime

24 Maj, 2019 - 5:20 pm

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, tash e një kohë ka filluar turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, përreth botës për të promovuar këngët e albumit të saj më të fundit.

Pas performancave të saj në shumë shtete, Rita mbrëmë ishte prezente në Londër – vend ky në të cilin artistja shqiptare është rritur.

Shumë momente nga ky koncert, Ora i ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në skenë para fansave. “Faleminderit shtëpia ime Londër 02 ti e ke radhën”, ka shkruar Rita.

Biondina 28-vjeçare u shfaq e mahnitshme e veshur në të zeza, e cila padyshim se ndezi skenën me energjinë dhe pozitivitetin që e përcjell çdo herë te publiku.

Nga ana tjetër, mediat e huaja vazhdojnë të raportojnë për suksesin e madh të artisteve shqiptare, përfshirë edhe Ritën. E përditshmja britanike “The Guardian”, dje i ka dedikuar një artikull të gjatë këngëtares duke thënë se është në formë të shkëlqyer.

Rita po vazhdon të jetë e angazhuar edhe në ngjarje dhe evenimente të ndryshme, madje së fundmi ishte pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë si imazhi i “Magnum”. /Telegrafi/KultPlus.com

Të ngjajshme