Rita Ora pjesë e kampanjës kundër ngacmimeve në internet

23 Tetor, 2018 - 6:40 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë një prej personazheve më të përfolur në mediat ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e kampanjës së ‘Rimmel London’, kundër ngacmimeve në internet.

Së bashku me modelen Cara Delevigne, e cila ka qenë viktimë e një sulmi të tillë, ato kanë bërë thirrje që të tregohet sa më shumë kujdes në internet.

Rita dhe Cara u fotografuan të përqafuara, teksa mbështesnin njëra-tjetrën drejt kësaj kauze.

Këngëtarja shqiptare publikoi një fotografi nga kjo ngjarje në rrjetin social Instagram, ku edhe tregoi për aktivitetet që zhvilloi.

“Kisha një ditë të mrekullueshme së bashku me Cara Delevigne në kampanjën e Rimmel London, na ndihmoni ti luftojmë sulmet online, jemi më të fort të bashku”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BpR3ChfnKrB/?taken-by=ritaora

E njëjta, do të publikojë më 23 nëntor albumin e dytë në karrierën e saj, të titulluar “Phoenix”. /KultPlus.com\

https://www.instagram.com/p/BpPaEXdH7oA/?taken-by=ritaora
https://www.instagram.com/p/BpK0jjlnFi-/?taken-by=ritaora

Të ngjajshme