Rita Ora rrëmben gjithë vëmendjen në People’s Choice Awards

12 Nëntor, 2018 - 11:41 am

Plot stil e elegancë, Rita Ora mbrëmë rrëmbeu gjithë vëmendjen në këtë ngjarje që u organizuar në Los Anxhelos, shkruan KultPlus.

Ajo mbrëmë ka mbizotëruar skenën ku ka performuar këngën e saj të re “Let You Love Me”. Me një kostum ngjyrë të kuqe të ndezur e syzë ngjyrë të errët, veshja e saj është cilësuar si klasike dhe tejet moderne në të njejtën kohë.

Mjaft elegante, ajo është shfaqur në tapetin e kësaj ceremonie, ku ka marrë gjithë vëmendjen e të pranishmëve.

Rita Ora do të mbahet mend edhe për paraqitjen e saj javën e kaluar në eventin e madh të modës “Victoria’s secret”./ KultPlus.com

Të ngjajshme