Rita Ora shkëlqen në darkën e “British Vogue” për fushatën frymëzuese ‘Forces For Change’ (FOTO)

5 Dhjetor, 2022 - 5:32 pm

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ka qenë e pranishme në darkën “Forces For Change” të “British Vogue”, organizuar nga Edward Enninful dhe Vanessa Kingori në ‘The Londoner Hotel’, shkruan KultPlus.

Këngëtarja, 32 vjeçe u shfaq me një fustan mëndafshi me hapje të thellë që zbriste deri në fund të barkut dhe shpinës ndërsa kishte edhe një bisht të gjatë që ia mbulonte këpucët me taka.

Veshja e saj qe nga shtëpia e modës “Blumarine” dhe u kompletua me një gjerdan argjendi për këtë mbrëmje që ishte mbushur me yje. Ndërsa, flokët e saj bionde binin këndshëm në valë-valë të mrekullueshme.

Ora pozoi për fotografi krahas Emma Weymouth, Marchioness of Bath.

“British Vogue” u bashkua me BMW për fushatën “Forces For Change”, e cila frymëzon udhëheqës, yje në rritje, të rinj në platformë për të diskutuar një mori çështjesh sociale, kulturore dhe politike.

Më poshtë KultPlus ua sjell disa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale, nga vetë Ora. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme