Rita Ora vazhdon bashkëpunimin me markën e njohur të rrobave, “Escada”

25 Shtator, 2019 - 8:00 pm

Këngëtarja Rita Ora po vazhdon suksesshëm kampanjën e saj të bashkëpunimit me markën e njohur të rrobave, “Escada”.

Përveç muzikës, ajo ka treguar gjithmonë interes edhe për fushën e biznesit, në të cilën investon thuajse paralelisht me muzikën.

Rita ka realizuar një tjetër reklamë për linjën e re të veshjeve “Escada”, të cilën e ka ndarë me fansat në Instagram, ndërsa është shfaqur mjaft atraktive në të kuqe.

Ndërkohë, në përshkrimin e videos, ajo thotë se ka një befasi për fansat që do të vijë të dielën më 29 shtator, e që mesa duket ka të bëjë me lansimin e koleksionit të saj më të ri në partneritet me markën në fjalë.

“Nuk mund të besoj se dita është kaq afër!! Unë jam duke e mbajtur këtë një sekret me “Escada”, për atë që duket si përgjithmonë por është pothuajse koha për koleksionin tim #ESCADA x RITAORA. Mbani një sy mbyllur për historitë e mia nga Parisi të dielën! Së shpejti”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e videos, në Instagram.

Rita përndryshe së fundmi e tregoi edhe njëherë solidaritetin e saj me shqiptarët, duke bërë thirrje që në kuadër të UNICEF, të ndihmojnë në dhurimin e fondeve për të ndihmuar fëmijët e prekur nga katastrofat natyrore.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë është ambasadore e UNICEF, ndërsa po këtë vit ajo është bërë edhe imazhi i markave të njohura botërore, ndër to edhe “Escada”. /KultPlus.com

Të ngjajshme