”Rock & Roll Hall of Fame 20” shpall listën e të nominuarve

11 Tetor, 2018 - 11:00 pm

”Rock & Roll Hall of Fame 20” nxori listën e të nominuarve. Midis tyre ka kandidatë të rinj dhe të vjetër.

Për herë të parë në listë janë futur Def Leppard, Devo, John Prine, Roxy Music, Stevie Nicks dhe Todd Rundgren.

Ndërsa LL Cool J dhe grupi Kraftwerk janë pjesë e listës për të katërtën herë.

Të nominuarit e tjerë këtë vit janë Janet Jackson, MC5, Radiohead, Rage Against The Machine, Rufi me Chaka Khan, The Cure dhe Zombies.

Për të qenë i përshtatshëm, një artist apo grup duhet të ketë publikuar regjistrimin e parë të paktën 25 vite përpara vitit të nominimit.

Fansat përsëri do të ketë mundësinë të votojnë për të preferuarin e tyre. Ata mund të votojnë në Rockhall.com deri më 9 dhjetor, për kandidatin që beson se e meriton të jetë pjesë e familjes së Hall of Fame Rock and Roll.

Pesë artistët kryesorë që do përzgjidhen nga publiku do ti nënshtrohen përsëri një votimi që zgjat vetëm një ditë.

Fituesi shpallet në dhjetor. Ceremonia prezantimit të fituesit, do të mbahet në Qendrën Barclays në Brooklyn, New York më 29 mars 2019./a.a/ /KultPlus.com

Të ngjajshme