Selena Gomez do të luajë rolin e këngëtares së viteve ’70 e ‘80

13 Janar, 2024 - 11:59 pm

Artistja e mirënjohur Selena Gomez, do të luajë rolin e këngëtares Linda Ronstadt në filmin biografik për këngëtaren, ka raportuar Variety.

Ronstadt ka bërë famë në SHBA gjatë viteve ‘70 dhe ‘80, duke bashkuar tingujt e muzikës rrok, folk e country me tinguj latin.

Në kohën e atëhershme kur skena muzikore dominohej nga burrat, Ronstadt bëri gjashtë albume platinum, mori 11 çmime Grammy si dhe bëri shumë këngë të tjera të shndërroheshin në hite derisa ajo u pensionua, pasi u sëmur, në vitin 2011.

Gomez e cila sikur Rondstadt, është meksikane bëri të ditur se do ta luajë rolin e saj përmes postimit të librit memoar të Rondstadtit “Simple Dream”, në InstaStory të Instagramit.

Rondstadt gjithashtu konfirmoi lajmin pasi shpërndau në InstaStory lajmin e revistës Variety, se Gomez do ta luante rrolin e saj.

“Gjithçka filloi me një ëndërr të thjeshtë”, ka shkruar Rondstadt. / KultPlus.com

Të ngjajshme