Shfaqen detaje të reja për vdekjen e Dolores O’Riordan

28 Janar, 2018 - 9:40 am

Këngëtarja irlandeze, Dolores O’Riordan ndoshta ka vdekur si pasojë e mbidozës së ilaçeve të dhëna nga farmacistët.

Lajmin e ka publikuar “Santa Monica Observer”, sipas së cilës policia ka gjetur pranë trupit të këngëtares së bendit “Cranberries” një sasi të madhe ilaçesh.

Dolores O’Riordan ndërroi jetë më 15 janar në moshën 46-vjeçare.

Sipas shkrimit të publikuar mendohet se e njëjta drogë ka shkaktuar edhe vdekjen e Princit dhe ndoshta edhe të Tom Pettyt, transmeton tch.

Para se të dalin në një prononcim, autoritetet presin rezultatet e ekzaminimit toksikologjik por nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e vetëvrasjes./ KultPlus.com

Të ngjajshme