Sipas The Guardian, sonte fiton Dua Lipa por jo Rita Ora

20 Shkurt, 2019 - 6:30 pm

Pak orë para se të mbahet ceremonia e çmimeve muzikore Brit Awards, prestigjioza The Guardian në Angli e ka publikuar një listë të këngëtarëve që do të duhej të fitonin në secilën kategori.

Dy shqiptaret, Rita Ora dhe Dua Lipa, janë të nominuara në këtë natë të çmimeve. Madje, sipas the Guardian, në kategorinë British Single – Kënga më e mirë britanike, do të duhej të fitonte Dua Lipa dhe Calvin Harris me këngën “One Kiss”. Por, sipas Guardian, do të fitojë dikush tjetër.

The Guardian për secilën kategori e cakton këngën që do të fitojë dhe këngën që do të duhej të fitonte. Rita Ora dhe Dua Lipa janë të nominuara bashkë në kategorinë e videos më të mirë nga artistët në Angli, por sipas The Guardian, këtë kategori nuk do ta fitojë asnjëra. / KultPlus.com

Të ngjajshme