займ на карту онлайн потребительский кредит

Snoop Dogg do të nderohet me yll në ‘Walk of Fame’ në Hollywood për tri arsye

15 Nëntor, 2018 - 7:56 pm

Ai është një reper, prezantues televiziv dhe sipërmarrës i cili ka arritur një çerek shekulli në industrinë e muzikës.

Dhe përderisa është një prej emrave më të suksesshëm të kohës, reperi Snoop Dogg do të nderohet me një yll në ‘Walk of Fame’, në Hollywood, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

47-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus Jr, do t’i promovohet ylli në një ceremoni prestigjioze, e cila do të xhirohet për emisionin e “Jimmy Kimmel”.

Kjo ceremoni do të transmetohet drejtpërsëdrejti në WalkofFame.com rreth orës 4:30 pasdite (sipas orës lokale në ShBA) .
Legjenda muzikore, producenti i muzikës Quincy Jones dhe bashkëpunëtori i shpeshtë i Snoop dhe udhëheqësi i hip hop label-it “West Coast Dr Dre”, gjithashtu do të jetë i pranishëm në ceremoni.

Ana Martinez, producentja e ‘Walk of Fame’ në Hollywood, vlerësoi arritjet e superyllit karizmatik në botën e muzikës, bamirësisë dhe gatimit në një deklaratë zyrtare.

Ajo tha: ‘Snoop Dogg është një nga ata njerëz që mund të bëjnë gjithçka. Ai këndon, vepron, organizon një shfaqje televizive, gatuan dhe u ndihmon fëmijëve të komunitetit me punën e tij filantropike.

Snoop u nderua kohët e fundit nga Oda Ekonomike e Hollywoodit, për arritjet në drejtimin e bizneseve në fushën e kanabisit, modës, ushqimit dhe mallrave. /KultPlus.com

Të ngjajshme