Spanja ngre padi ndaj Shakiras për evazion fiskal

9 Dhjetor, 2018 - 11:00 am

Këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira, pritet të akuzohet brenda disa ditësh për 13 milionë funte evazion fiskal.

Ylli kolumbian, 41 vjeç, që ka dy fëmijë me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, e kalon pjesën më të madhe të kohës së saj në Spanjë. Ligji spanjoll thotë se, njerëzit që kalojnë më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë duhet t’i paguajnë shtetit spanjoll taksë mbi të ardhurat e tyre, edhe kur i fitojnë ato jashtë shtetit, transmeton tch. Zyrtarë, të cilët janë marrë me hetimin e të ardhurave të Shakiras, kanë ngritur akuzën se, këngëtarja pretendon se jeton në Bahamas pikërisht për të shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit spanjoll.

Por, Shakira këmbëngul se nuk i ka shkelur rregullat, duke thënë se ka ndjekur me rigorozitet udhëzimet e këshilltarëve të saj financiarë. Avokatët e saj ndërkohë janë duke u marrë me përpilimin e mbrojtjes, kur Shakira të paraqitet së shpejti në sallën e gjyqit./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme