‘Sunny Hill’, tatuja e parë e Dua Lipës: Lagjia ku janë rritur prindërit e mi (VIDEO)

25 Prill, 2022 - 5:44 pm

“Sunny Hill” është tatuja e parë e këngëtares së njohur, Dua Lipa, përcjell KultPlus.

Këtë tatu ajo e bëri në janar të vitit 2015, atëherë kur ishte 19 vjeçare, sipas festivalit “Sunny Hill”.

“Sunny Hill” është përkthimi në anglisht i lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë”, u shpreh ajo në videon e publikuar në rrjetin social Twitter.

“Sunny Hill” është edhe njëri nga festivalet që bëri bujë të madhe ndërkombëtare dhe zgjoi kureshtje për të njohur më shumë vendin e kulturën tonë.

Ky festival drejtohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili në edicionet e mëparshme solli yje e artistë të mëdhenj të tregut ndërkombëtar. / KultPlus.com

Të ngjajshme