Vallëzimi nën ritmet e muzikës shqiptare që nisi nga Rita Ora, kthehet në një sfidë të re në TikTok

12 Janar, 2022 - 10:46 pm

Pak ditë më parë Rita Rora tronditi TikTok-un me një video në të cilën kërcente me muzikë shqiptare. Sigurisht që pas shfaqjes së saj sfida e nisur nga dy motra binjake bo bën xhiron e rrjetit duke marrë veçanërisht vëmendjen e shqiptarëve.

@ritaora

I had to…my faves I follow @miantwins inspired me 🇦🇱 all the way baby! #fyp #foryoupage

♬ original sound – Sxsryion21 ❧

Bëhet fjalë për motrat Aisha dhe Azra Mian, të cilat kanë një llogari të përbashkët në rrjetin social TikTok, të quajtur ‘Mian Twins’.

Javë më parë, ato kanë publikuar një video të përbashkët, ku mund të shihet teksa kërcejnë në stilin shqiptar, nën ritmet e një kënge e cila ka tinguj të zhanrit popullor shqiptar.

@miantwins

🇦🇱🇦🇱🇦🇱

♬ original sound – Sxsryion21 ❧

Ndonëse kënga është e shkurtër dhe e realizuar vetëm për TikTok-un, ka mjaftuar që kjo të zgjojë interesin e mijëra përdoruesve për të realizuar video nën ritmet e një kënge të tillë.

Edhe një nga yjet më të mëdhenj të rrjetit social TikTok, Noah Beck, i cili ka mbi 32 milionë ndjekës në këtë rrjet social, shfaqet në një video të publikuar nga miku i tij Markell Washington, duke vallëzuar me atë ritëm.

@markellwashington1

Thank you @miantwins for showing me and @noahbeck how its done this was so much fun learning

♬ original sound – Sxsryion21 ❧

Ata mbajnë shami të kuqe në duar, duke improvizuar kështu paksa një pjesë të vallëzimit tradicional shqiptar. / KultPlus.com

Të ngjajshme