Victoria Beckham tregon arsyen pse nuk do të jetë pjesëmarrëse në ribashkimin e “Spice Girls”

12 Nëntor, 2018 - 10:47 pm

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve People’s Choice Awards në Los Angeles, Victoria Beckham ka thënë se aktualisht karriera e saj si dizajnere është më e rëndësishme për të dhe kjo është arsyeja pse nuk do të jetë pjesëmarrëse në ribashkimin e “Spice Girls”.

Në këtë eveniment, britanikes i është ndarë çmimi ‘Ikona e modës’, i cili ndahet për ndikim global në industrinë e modës.

“Gjithmonë është fjala për forcimin e femrave dhe për atë që femrat të ndihen si versioni i tyre më i mirë, më i bukur dhe më i fuqishëm”.

“Kështu ka filluar me vajzat e grupit ‘Spice Girls’, por sot e kam shansin t’i fuqizoj femrat përmes modës dhe dizajnit”.

“Vazhdimisht jam e rrethuar me femra të fuqishme, të cilat më ofrojnë mbështetje dhe ky çmim shkon për to”, ka thënë Victoria.

Ajo ka thënë më tej se angazhohet shumë dhe ka thënë se shpreson që njerëzit pasi të shikojnë arritjet e saj, të mbledhin forcën dhe të përpiqen vet të arrijnë suksese të ngjashme.

“Brendi im ekziston qe dhjetë vite, ndërsa ky çmim është një mënyrë e shkëlqyer për ta shënuar këtë vit”, ka theksuar 44-vjeçarja. /KultPlus.com

Të ngjajshme