Vjen edhe videoklipi i këngës ‘Anywhere’ të Rita Orës (VIDEO)

20 Tetor, 2017 - 2:12 pm

Rita akoma nuk ka arritur të lansojë albumin e saj të dytë, por është rikthyer fuqishëm me këngë të reja, shkruan KultPlus.

Teksa duket se albumi nuk do të vijë deri në vitin e ardhshëm, Rita do të mbyllë vitin me këngën e saj të re ‘Anywhere’, videoklipin e secilës sapo e lansoi.

Kënga është shkruar nga Rita dhe Andrew Wyat.

Duke folur për këngën, që paraqet jetën jashtë punës dhe kënaqësisë me miqtë, Rita ka thënë: “Isha në një rutinë, duke punuar përditë, dhe e pash veten duke ëndërruar për pushim jashtë qytetit dhe të dilja në udhëtim me miqtë e mi duke mos kthyer kokën prapa”. / KultPlus.com

Të ngjajshme