“All I Want For Christmas Is You”, cilësohet si kënga më e mirë festive

20 Dhjetor, 2017 - 11:40 am

Duke qenë se shpesh ka diskutime se cila është kënga më e mirë për festat e fundviti, një analizë statistikore ka shpallur këngën e preferuar të Krishtlindjeve në Britani, përcjellë KultPlus.

Bazuar në një analizë statistikore nëntëvjeçare, e cila është bazuar në skema dhe transmetime, ka zbuluar se kënga e Mariah Carey “All I Want For Christmas Is You” është realisht kënga më e përhapur.

KultPlus ju përcjellë tabelën me 20 këngët e Krishtlindjeve, të cilat kanë kryesuar për shumë javë listat e viteve 2007 dhe 2016. Kjo tabelë gjithashtu tregon datën e publikimit të tyre dhe kënga e Mariah Careyt edhe pse e realizuar në vitin 1994 i ka rezistuar kohës. Në pozitën e dytë është kënga “Fairytale of New York” e The Pogues dhe Kirsty MacColl. / KultPlus.com

Të ngjajshme